FOTO / Manipulimi në zgjedhjet e Shoqatave Rajonale, kallëzim penal për shkeljet në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 13:58


FOTO / Manipulimi në zgjedhjet e Shoqatave Rajonale, kallëzim penal për shkeljet në Durrës

Shoqata rajonale e Durrësit ka qenë e para që ka hapur serinë e zgjedhjeve në Shoqatat e shumëpërfolura në prag të zgjedhjeve të FSHF-së. Një proces i cili nuk ka kaluar pa kontestime e akuza për manipulime, të cilat duket se do të zgjidhen nga gjykata pasi tashmë ka edhe një kallëzim penal për shkeljet e kryera nga persona të veçantë.

zgjedhjet

Drejtori i klubit shumësportësh Erzeni, Altion Keçi, i është drejtuar sot Prokurorisë së Durrësit, me një kallëzim penal për shtetasin Fundim Dollaku. Ky i fundit ka marrë pjesë në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Durrësit si përfaqësues i klubit Erzeni dhe për më tepër, është zgjedhur edhe si delegat me të drejtë vote për zgjedhjet në FSHF.

Keçi denoncoi nëpërmjet “Panorama Sport” shkeljet dhe paralajmëroi se do t’i drejtohej Prokurorisë, gjë që e ka bërë sot, duke kërkuar që të hetohet pjesëmarrja e paligjshme e Dollakut në këto zgjedhje, në shkelje të Kodit Penal.

fundim dollaku altion keci

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE
Manipulimet në zgjedhjet e Shoqatës së Durrësit, Keçi: Ja shkeljet e delegatit, do e ndjekim edhe në gjykatë