FOTO / Luks si mbretërit e Francës, Mesi do të banojë në vilën që kushton 48 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 23:50

FOTO / Luks si mbretërit e Francës, Mesi do të banojë në vilën që kushton 48 milionë euro

Lionel Mesi më në fund duket se ka gjetur shtëpinë ku do të banojë në Paris. Futbollisti argjentinas u transferua në Francë që në gusht por gjithçka ishte e papritur dhe ai për momentin bashkë me familjen ka jetuar në hotel. Por Mesi planifikon të qëndrojë të paktën 3 vite te parisienët e për këtë arsye, kërkon një shtëpi me qera në kryeqytetin francez.

vila

Me sa duket, bashkëshortja e tij e ka gjetur një vilë dhe nuk bëhet fjalë për një banesë dosido. Sipas “The Sun”, ajo i ka ngulur sytë vilës “Palais Rose”, një pronë gjigande prej 2 mijë metrash katrorë, e ndërtuar në vitin 1899 dhe që sipas shtëpisë së ankandeve “Sotheby’s” vlen 48 milionë euro. Bëhet fjalë më shumë për një kështjellë sesa një vilë, pasi ka 30 dhoma, pishinë të mbuluar luksoze apo kinema private.

Vila në fjalë është frymëzuar nga pallati i Versajës dhe objektet luksoze aty janë kopje të vlerësuara të shumë prej veprave të artit të asaj periudhe. Një jetë luksi, për Mbretin e ri të Parisit.

adsadasdasdas asdasdsadasd asdasdasdasdasd asdasdasdasdddd asddsdsdad asdasdasd asdasdasdasdsaddd asdasdasdasddda daasd ddda asdadad asdasdadadadadad sdfsfsfsfsfs sdfsdfsdfsdfsdfsdf sdfsdfsdfsdfsdfsdfsdffsdsdf sdfsdfsdfsdfsdfsdfsdfsdfsdf sdfsfsdfsdfsdfsdf sdfsdfsdfsdfsdfsdfsdfs sdfsdfsdfsdfsdfsdff

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"