FOTO/ Lukaku mburret me krevatin e ri, Ranokia e tall keq sulmuesin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 12:51

FOTO/ Lukaku mburret me krevatin e ri, Ranokia e tall keq sulmuesin e Interit

Sulmuesi belg Romelo Lukaku është duke kaluar një formë të shkëlqyer te Interi, ku është shndërruar në një protagonist absolut me golat e realizuara. 

lukaku

26-vjeçari u transferua në fillim të sezonit nga skuadra e Mançester Junajtid drejt zikaltërve, ndërkohë që së fundmi vendosi të ndante me ndjekësit e tij në “Instagram”, apartamentin e ri ku jeton, si dhe krevatin e tij të gjumit, i cili duket me përpasa gjigande.

Lukaku 5

Nisur nga ky fakt, shoku i skuadrës, Andrea Ranokia, nuk ka nguruar ta ngacmojë sulmuesin belg, duke i bërë komentin epik. “Është për 15 persona krevati?, ishte komenti tallës i Ranokias, që nuk i shpëtoi faqeve satirike italiane, teksa tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Lukaku78

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"