FOTO/ Luan me Dinamon, italiani inkurajon shqiptarët dhe bashkëkombasit nga Tirana: Qëndroni të bashkuar!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2020 | 21:17

FOTO/ Luan me Dinamon, italiani inkurajon shqiptarët dhe bashkëkombasit nga Tirana: Qëndroni të bashkuar!

Në këtë periudhë izolimi dhe frike nga përhapja e koronavirusit, futbollisti i Dinamos Damiano Pontreli i bashkuar fushatës sensibilizuese për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

DAMIANO

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, 24-vjeçari, i cili ndodhet në Tiranë, u bën thirrje të gjithë njerëzve në Itali dhe Shqipëri për të qëndruar të bashkuar, pasi “jeta do të rifillojë sërish” pas kësaj periudhe kritike.

Pontreli shton se në Shqipëri ndihet si në shtëpinë e tij.

MESAZHI I DAMIANO PONTRELIT:

“Tani ndihem si në shtëpinë time. Njerëz fantastikë dhe të vërtetë. Kam njohur miq dhe shpresoj që Zoti në këto momente të ndihmojë disa nga vëllezërit e mi të cilët nuk munden, por të qëndrojnë të bashkuar. Kjo është mundësia e parë që gjithçka të rifillojë sërish. Jeta vazhdon! Forca Shqipëri, Forca Itali!”

PONTRELI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"