FOTO/ Lojtarit të Premier Ligës i vjedhin… rrotat e makinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 21:26

FOTO/ Lojtarit të Premier Ligës i vjedhin… rrotat e makinës

Edhe në civilizimin “mbretëror” anglez ka vagabondë, ose hajdutë të sendeve të çuditshme. Një ndër kronikat më humoristike të ditës së djeshme në ishullin britanik ka parë si protagonist Rajan Benet, ose më saktë makinën e futbollistit të skuadrës së Uolverhemptonit.

41446609_312258296216712_2423400760935972864_n

Hajdutët kanë pritur orët e vona të mbrëmjes për t’u futur në vilën e lojtarit të Premier Ligës dhe teksa ai flinte kanë çmontuar të 4 rrotat e makinës së tij BMW X5 dhe janë larguar vetëm me to.

Makina

Asnjë gërvishtje për automjetin, i cili kishte mbetur në ajër pas vjedhjes, por Rajan Benet ka vendosur që të hakmerret. Ai ka kërkuar ndihmë në Instagram se kushdo që do të gjejë katër disqet e makinës së tij me gomat “Dunlop” duhet ta kontaktojë, për të marrë edhe një shpërblim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"