FOTO/ Lojtarë që tani vlejnë 40 milionë euro, Bruno Dita kujton Besën e vitit 2014

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2020 | 0:07

FOTO/ Lojtarë që tani vlejnë 40 milionë euro, Bruno Dita kujton Besën e vitit 2014

Për herë të fundit që Besa e Kavajës ka qenë në Kategorinë Superiore ishte sezoni 2013-2014. Nëse shikon përbërjen e atij ekipi, duket gati e pabesueshme që ka zbritur nga elita e futbollit shqiptar atë kampionat. Megjithatë, disa probleme të brendshme në menaxhimin e klubit dhe një arbitrim tendecioz ndaj kavajasve në disa ndeshje kyçe në pjesën e fundit të sezonit, bënë që ajo skuadër të pozicionohet në zonën e rënies, pikërisht në një kampionat me 12 skuadra, ku binin katër direkt dhe ngjiteshin dy nga Kategoria e Parë.

Stadiumi-Besa

Sot, gjashtë vite më pas, në kohë karantine, janë ish-lojtarët e Besës që kujtojnë atë brez të artë. Bëhet fjalë për mesfushorin Bruno Dita, i cili tani luan për Skënderbeun. Ai ka postuar në “Instagram” një foto, ku mes pesë lojtarëve është edhe bomberi Vedat Muriqi që sot vlen 40 milionë euro. Të paktën kjo është shifra që klubi turk, Fenerbahçe, kërkon për të shitur kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës. Përveç Ditës dhe Muriqit, në ekipin që mbylli sezonin me Artan Mërgjyshin në pankinë, ishin edhe lojtarë si Arbnor Fejzullahu, Bajram Jashanica, Bernard Berisha, Fatjon Sefa, Sindrit Guri, Bledar Mancaku etj.
bruno dita

Një super-ekip, por që u prish shpejt. Në atë sezon Muriqi e nisi me Teutën, ku shënoi 2 gola dhe më pas u transferua në janar të vitit 2014 te Besa, teksa realizoi tri herë. Aktivizimi këtu i solli fat, pasi u shit më pas nga Teuta te turqit e Giresunspor, ku shkëlqeu për dy sezone.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"