FOTO/ Librazhdi me fushe të re, shikoni si është transformuar stadiumi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 22:37

FOTO/ Librazhdi me fushe të re, shikoni si është transformuar stadiumi

Në Librazhd e bëjnë festë. Sopoti ka disa ndeshje që luan në stadiumin e ri, megjithatë FSHF-ja u kujtua që vetëm dje ta inauguronte atë. Një investim prej 60 mijë eurosh ka bërë që ky impiant të marrë tjetër pamje dhe të kthehet në një aset të çmuar për qytetin.

Librazhdi 1

Nën praninë e tifozëve, figurave të shquara që i kanë dhënë shumë sportit në këtë qytet, zv.presidentit të FSHFsë, Edvin Libohova, kryebashkiakut të Librazhdit, Kastriot Gurra dhe deputetit të zonës, Taulant Balla, u përurua ky impiant. Në fjalën përshëndetëse në këtë përurim, numri një i bashkisë u shpreh tejet i emocionuar:

Taulant Balla

“Ky stadium që ndërtuam është një vepër me të cilën unë krenohem. Me një buxhet modest në bashkëpunim me FSHF, kemi ndërtuar një impiant për t’u pasur zili”.

FSHF

Fjalën e mori edhe zv.presidenti i federatës, që i uroi librazhdasit për stadiumin e ri, ndërsa në fund një fjalim të shkurtër e mbajti edhe deputeti Balla, i cili tha: “Pamja e kësaj fushe për këdo që kalonte rrugën nacionale ishte një turp. Kur më takonin, më pyesnin se pse nuk kishim vënë dorë ende në këtë stadium.

Stadiomi5

Tashmë me këtë investim do ta kem kokën lart kundrejt të gjithëve”. Në mënyrë simbolike, kryebashkiaku shpërndau certifikata mirënjohjeje për ekipin e vitit 1993, i cili ngjiti Sopotin në Superiore. Më pas u zhvillua edhe një ndeshje miqësore mes veteranëve të Librazhdit dhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Librazhd

Stadiumi prej 9 muajsh iu nënshtrua një rikonstruksioni total dhe me shkallët e shtuara prapa porte, mund të quhet një impiant i denjë edhe për ndeshje të elitës.

L.Qoshku

4a72393c-37f0-4185-a546-4bdf2958e007

ac36336d-1e78-422d-affc-4e06e0bee404 505a1164-191e-44c4-b5fe-21a823e11d3e wdwd 29428106-af93-419e-8f90-3cde90f4bf3f

bALLA Stadiumi i Sopotit sOPOTI STADIUMI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"