FOTO/ Lëvizje surprizë me emra me eksperiencë, Bylisi përforcoi ndjeshëm mbrojtjen në janar (LISTA E PLOTË)
Klubi i Bylisit ka bërë pak lëvizje në merkaton e janarit në hyrje dhe dalje, por të gjitha kanë qenë të mirëmenduara pasi kanë afruar emra me eksperiencë për të përforcuar radhët e ballshiotëve.
Pakkush priste që Vangjel Zguro të largohej nga Skënderbeu për t’iu bashkuar ballshiotëve në rrugëtimin e tyre. E aq më pak nuk pritej që Mevlan Adili të injoronte ftesat nga skuadra me pretendime më të mëdha në Superiore, për të zgjedhur pikërisht Bylisin.
Ndërkohë, është ruajtur bërthama e grupit dhe tani pritet kthimi në formë i disa prej lojtarëve që kaluan probleme fizike, në mënyrë që Shensoj të ketë të gjithë armët në dispozicion për të kërkuar mbijetesën, e ndoshta diçka më shumë.
PANORAMASPORT.AL
