FOTO/ Letra e habitshme e ultrasve të Lacios: Nuk i duam femrat në radhë të parë, stadiumi nuk është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 15:58

FOTO/ Letra e habitshme e ultrasve të Lacios: Nuk i duam femrat në radhë të parë, stadiumi nuk është…

Një letër e tifogrupit të Lacios, Curva Nord, i ka shtangur të gjithë komunitetin e futbollit në Itali. Në hyrje të sektorit të rezervuar për ultrasit në stadiumin “Olimpico”, para ndeshjes së mbrëmshme me Napolin, lexohej një komunikatë, ku kërkohej që në rreshtat e parë të tribunës së tyre të mos kishte gra dhe femra, e tifozët të mos shkonin aty me partneret tyre.

lazio

“Për ne, Veriu përfaqëson një vend të shenjtë, një mjedis me një kod të pashkruar, që duhet respektuar. Ne nuk i pranojmë femrat, bashkëshortet dhe të dashurat në rreshtat e parë, prandaj ju ftojmë të poziciononi veten nga rreshti i dhjetë. Atyre që zgjedhin stadiumin si një alternativë për një ditë të lumtur dhe romantike në Villa Borghese, ju rekomandojmë të shkojnë në sektorë të tjerë”, shkruhet në komunikatën e tifogrupit bardhekaltër.

321-13

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"