FOTO/ Legjendë edhe për vajzat rumune, Demollarin e surprizojnë sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 20:54

FOTO/ Legjendë edhe për vajzat rumune, Demollarin e surprizojnë sërish

Sulejman Demollari vazhdon të konsiderohet lojtari më i mirë i huaj që ka luajtur në historinë e Dinamos së Bukureshtit. Ish-mesfushori dhe ish-trajneri i Kombëtares është një legjendë jo vetëm për tifozët shqiptarë, por edhe për rumunët, sepse me futbollin që luante dikur bëri që mijëra njerëz të dashuroheshin me të dhe ta kujtojnë edhe sot si një nga më të mirët që kemi pasur ndër dekada.

WhatsApp Image 2022-10-04 at 8.53.02 PM (1)

Dje ai është surprizuar nga Kombëtarja U-19 e vajzave të Rumanisë, të cilat ndodhen në Tiranë. Stafi rumun ka kërkuar me këmbëngulje që të takonin Sulejman Demollarin, duke e konsideruar atë një mit në Rumani. Iniciator ka qenë trajneri italian i tyre, Masimo Pedracini, për t’u folur pak vajzave se kush është Demollari dhe më pas kanë bërë edhe një foto me ish-kapitenin tonë.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"