FOTO / Lamtumirë De Biazi! Epoka Panuçi fillon me “spastrimin” nga FSHF të ish-trajnerit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 24, 2017 | 20:55

FOTO / Lamtumirë De Biazi! Epoka Panuçi fillon me “spastrimin” nga FSHF të ish-trajnerit

Xhani De Biazi do të mbetet gjithmonë unik në historinë e futbollit shqiptar dhe në atë të Kombëtares kuqezi. Por siç tha edhe vetë trajneri gjatë lamtumirës së tij, çdo fillim e ka një fund. Ky fund është “zyrtarizuar” sot nga Federata Shqiptare e Futbollit e cila ka filluar të bëjë ndryshimet përkatëse në faqen e saj të internetit apo në rrjetet sociale për të larguar gjurmët e ish-trajnerit dhe për të filluar “epokën Panuçi”.

de biazi

Gjatë ditës së sotme, është hequr fillimisht nga adresa zyrtare në Facebook fotoja e madhe ku De Biazi ishte bashkë me skuadrën.

Foto e De Biazit me ekipin

Foto e De Biazit me ekipin

Ajo është zëvendësuar me një të kombëtares para fillimit të një ndeshjeje.

ndeshja

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në faqen zyrtare të internetit të institucionit.

fshf 1

Ndërkohë, në brendësi kanë ndryshuar edhe emrat e pjesëtarëve së stafit të kuqezinjve. Emrat e De Biazit, Veroneze dhe Bele janë zëvendësuar nga ato të Panuçit, Rodolfit dhe Çiulinit, ndërsa është shtuar edhe pozicioni i video-analistit, ku është vënë emri Marko Rosi.

stafi kombetarja

Sa i përket pjesës tjetër të stafit, duket se Panuçi do të “trashëgojë” zëvendëstrajnerin Bulku, përgatitësin e portierëve Bozhiqi, doktorin Stesina, osteopatin Iori, fiziotrapistin Mihali, masazhatorin Voci dhe përgjegjësin e bazës materiale, Kademi.





www.minuta90.com