FOTO/ Lamtumirë 3-5-2 e dështuar e Rejas! Silvinjo ka luksin e tri formacioneve me rreshtim ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2023 | 23:55

FOTO/ Lamtumirë 3-5-2 e dështuar e Rejas! Silvinjo ka luksin e tri formacioneve me rreshtim ndryshe

Braziliani Silvinjo do të fillojë nga puna me Kombëtaren shqiptare në muajin mars, atëherë kur mendohet që të organizohet edhe një miqësore përpara ndeshjes kualifikuese me Poloninë.

silvinjo

48-vjeçari do të gjejë një grup të madh lojtarësh, i cili u riformatua për tri vite e gjysmë në drejtimin e Edi Rejës. Ndërkohë, tani Silvinjos i është ngarkuar detyra që të dërgojë këtë grup lojtarësh në Europianin që do të mbahet vitin tjetër në Gjermani.

Më poshtë janë pasqyruar tri formacione të ndryshme që Silvinjo mund të projektojë te Shqipëria, duke marrë parasysh edhe organikën që ka ekipi kombëtar. Ai përdor një skemë 4-3-3, më sulmuese nga klasikja e Edi Rejës.

varianti 1 varianti 2 varianti 3

Kështu me më shumë se 35 lojtarë, braziliani ka luksin që të zgjedhë një grup prej 22 lojtarësh, të cilëve do t’iu besojë për këtë fushatë kualifikuese. Nuk përjashtohet edhe mundësia që trajneri i ri të afrojë në gjirin e kuqezinjve edhe ndonjë lojtar të ri.

Ndeshja e parë e tij mendohet të jetë një takim miqësor pak ditë përpara ndeshjes me Poloninë, e cila është përcaktuar të jetë në transfertë më datën 27 mars, ndërkohë për t’u rikthyer në muajin qershor ku do të përballemi me Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"