FOTO/ Lajmet për divorcin e tyre bëjnë xhiron e rrjetit, Ikardi dhe Uanda i surprizojnë të gjithë me veprimin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 13:54

FOTO/ Lajmet për divorcin e tyre bëjnë xhiron e rrjetit, Ikardi dhe Uanda i surprizojnë të gjithë me veprimin e fundit

Thashethemet nisën të qarkullonin pak ditë më parë: pas tetë vitesh martesë, raporti i Mauro Icardi dhe Wanda Nara ka marrë fund dhe ata janë gati për divorc. Skandali u nis nga programi televiziv argjentinas ‘Los Angeles de la Mañana’, i cili publikoi përmbajtjen e një regjistrimi audio të Wanda Nara, në të cilën ajo informon një punëtore shtëpiake se ka dërguar kërkesë për divorc me Icardin.

uanda-ikardi

“Epo, Carmen, erdha këtu në Argjentinë sepse jam duke u divorcuar nga Mauro. Unë po e rregulloj këtë gjë”, ka thënë modelja dhe aktorja argjentinase.

Mohimi i thashethemeve ka ardhur nga futbollist i Paris Saint-Germain dhe ish-sulmuesi i Interit, i cili ka publikuar në profilin e tij në Instagram tre foto të shkrepura në Ibiza, të cilat e shohin të përqafuar me gruan e tij. Me ta edhe dy vajzat, Françeska dhe Izabela.

“Me vajzat e mia” është komenti i Mauro Icardit që shoqëron fotot që duket se duan të komunikojnë një tjetër të vërtetë dhe një imazh të një familjeje ende shumë të bashkuar. Madje, Wanda Nara, në profilin e saj në Instagram, publikon një foto të një puthjeje me të shoqin, duke i heshtur thashethemet nga ana e saj.


  PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"