FOTO/ Lacio motivohet para Juventusit me Strakoshën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 15:57

FOTO/ Lacio motivohet para Juventusit me Strakoshën

Ka marrë fund pritja. Erdhi fundjava për të parë sërish skuadrat në fushën e lojës për spektaklin e radhës. Ditën e djeshme skuadra e Lacios në profilin zyrtar të “Twitterit” ka bërë një postim ku lajmëron se pritja e gjatë tani ka përfunduar dhe fundjava po troket. Diçka e tillë shoqërohet me një video të Tomas Strakoshës, i cili po feston një nga golat.

lacios

Sigurisht që gardiani i Kombëtares shqiptare është zgjedhur edhe për t’i dhënë një mesazh Juventusit. Sepse pikërisht një vit më parë ai priti penalltinë ndaj Dibalës në sekondat e fundit dhe i dha fitoren Lacios.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"