FOTO / Laçin e lënë nervat pas humbjes, shqyhet dera e dhomës së zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2017 | 22:16

FOTO / Laçin e lënë nervat pas humbjes, shqyhet dera e dhomës së zhveshjes

Shpeshherë kemi parë që tifozë të papërgjegjshëm të dëmtojnë stadiumet e rinj në vend në momente gjaknxehtësie, por nuk jam vetëm tifozët ata që e humbin qetësinë dhe nuk i kontrollojnë dot veprimet e tyre.

vllaznia laci dera e thyer loro borici

Një foto e postuar në internet pas ndeshjes Vllaznia-Laçi, e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore dhe e përfunduar me fitoren 1-0 të shkodranëve, tregon se futbollistët e Laçit e kanë humbur gjakftohtësinë dhe nuk e kanë pranuar me sportivitet humbjen.

stadiumi fb

Dhoma e zhveshjes në stadiumin “Loro Boriçi” që u përdor nga laçjanët përfundoi me derë të shqyer. Në faqen zyrtare të stadiumit në Facebook është postuar pas ndeshjes fotoja duke u shoqëruar me një status ku thuhet se janë dëmtuar edhe ambientet e brendshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"