FOTO/ Laçi përforcohet përpara Kupës, ja kush është “blerja” e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 10:55

FOTO/ Laçi përforcohet përpara Kupës, ja kush është “blerja” e re

Punoi te Flamurtari në vitet 2008-2011 dhe tashmë kthehet sërish në kampionatin shqiptar, por si pjesë e Laçit. Fizioterapisti boshnjak, Dario Zërniç, është “blerja” më e re e kurbinasve.

dario zrnic

Prej pak ditësh, ai i është bashkuar skuadrës bardhezi, duke plotësuar kështu stafin. Trajneri Artan Mërgjyshi ka si ndihmës Migen Memellin dhe Klevis Himën, ndërsa trajner i portierëve është durrsaku Kujtim Shtama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"