FOTO/ Laçi në finale, Shpëtim Gjika: Mezani trajneri më i mirë në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 23:19

FOTO/ Laçi në finale, Shpëtim Gjika: Mezani trajneri më i mirë në Shqipëri

Skuadra e Laçit ia doli të sigurojë një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku goli në fushën e Kukësit, në barazimin 1-1, bëri që të avanconte në turin e fundit të këtij kompeticioni. Një reagim ka postuar në Facebook edhe ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, që vlerëson punën e trajnerit vlonjat, Gentian Mezani.

laci

“Bravo Genti. Urime Mezani. Je thjesht trajneri më i mirë në Shqipëri. Je numri një, miku im” – shkruan Gjika në Facebook.

gjika mezani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"