FOTO/ La në mes takimin me dhimbje, Kumbulla jep lajmin: Do të rikthehem shpejt!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 18:47

FOTO/ La në mes takimin me dhimbje, Kumbulla jep lajmin: Do të rikthehem shpejt!

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Marash Kumbulla i qetësoi të gjithë tifozët e Veronës se lëndimi që pësoi në barazimin e sotëm kundër Bolonjës 1-1 nuk do ta mbajë larg fushave.

10-2

19-vjeçari shprehet i gëzuar për rezultatin e verdhebluve dhe karakterin e fortë të shokëve të skuadrës, ndërsa thekson se do të rikthehet shpejt në fushë, por pa saktësuar se në çfarë momenti.

“Një tjetër prove karakteri dhe vendosmërie. Mund të kishim marrë më tepër nga kjo ndeshje. Më vjen keq që u largova shpejt nga takimi, por pata një lëndim jo të lehtë, por do të kthehem shpejt”, deklaron njëri prej mbrojtësve më të talentuar në kampionatin italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"