FOTO/ Kutinjo nuk e heq dhuratën e çmuar që i bëri Mesi, braziliani bëhet gati për debutimin kundër “Djajve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 13:49

FOTO/ Kutinjo nuk e heq dhuratën e çmuar që i bëri Mesi, braziliani bëhet gati për debutimin kundër “Djajve”

Filipe Kutinjo pritet që të debutojë sot me fanellën e Aston Vilës kundër Mançester Junajtidit. Mesfushori brazilian u huazua te “Villains” deri në fund të sezonit dhe anglezët mund ta transferojnë përfundimisht në verë për 40 milionë euro.

PY3pKCVP-780x439-1-696x392

I pyetur nëse ai do të debutojë sot përballë “Djajve”, trajneri Stiven Xherrard nuk e mohoi edhe pse Kutinjo nuk pritet të jetë titullar. “Ai është në dispozicion për ndeshjen. Nuk është 100% gati për të qenë titullar, sepse është stërvitur për një kohë të gjatë individualisht te Barcelona dhe ka kaluar edhe COVID-in. Është fantastike që e kemi në skuadër.

Është detyra ime që të bëj të ambientohet dhe të shijojë sërish futbollin e tij”, deklaroi ish-kapiteni i Liverpulit në konferencën për shtyp në lidhje me ish-shokun e skuadrës në “Anfield Road”.

Një fakt interesant që vlen të theksohet është se braziliani  ende mban byzylykun me fat që Lionel Mesi i dha tre vjet më parë te Barcelona. Mesi fillimisht e mori dhuratë nga gazetari Rama Pantaroto pasi humbi një penallti në barazimin 1-1 të Argjentinës me Islandën në qershor të vitit 2018.

Mesi e mbajti atë, duke e vënë rreth kyçit të këmbës, gjë që e mahniti Pantarotton kur u takuan përsëri pasi Argjentina mundi Nigerinë në të njëjtin muaj.

Magjia e fatit i përkiste nënës së Pantarotos, teksa Mesi më pas ia dhuroi Kutinjos, i cili në atë kohë po luftonte për një formë më të mirë te Barça, bëhet fjalë për vitin 2019. Duket se edhe tani, braziliani e çmon dhuratën e Mesit, teksa e kishte vendosur gjatë prezantimit te Aston Vila.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"