FOTO/ Kushte bashkëkohore dhe me standardet e kërkuara, klubi i Kategorisë së Parë nis rregullimin e stadiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 21:03

FOTO/ Kushte bashkëkohore dhe me standardet e kërkuara, klubi i Kategorisë së Parë nis rregullimin e stadiumit

Te Pogradeci ka nisur puna për rregullimin e stadiumit aktual “Gjorgji Kyçyku”, i cili në pjesën e brendshme të tij ishte në gjendje të mjerueshme.

POG

Nëpërmjet një njoftimi, klubi liqenor njofton tifozët dhe opinionin publik, se ka nisur puna për rikonstruksionin e pjesës së brendshme të stadiumit.

Në njoftim thuhet se do të ketë kushte bashkëkohore, ku  dhomat e zhveshjeve , tualetet , dhoma e analizave tekniko-taktike , dhoma e gjyqtarëve dhe ajo e miqve do të jenë të gjitha brenda standarteve të kërkuara nga instancat përkatëse.

Njoftimi i Pogradecit:

Presidenca ka dhënë dritën jeshile përfundimisht dhe sot kanë nisur punimet për rikonstruksionin e pjesëve të brendshme të stadiumit “Gjorgji Kyçyku” . Klubi i Futbollit Pogradeci do të ketë ambiente të brendshme me kushte bashkëkohore ku dhomat e zhveshjeve , tualetet , dhoma e analizave tekniko-taktike , dhoma e gjyqtarëve dhe ajo e miqve do të jenë të gjitha brenda standarteve të kërkuara nga instancat përkatëse..!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"