FOTO / Kur e ndjen himnin me “zemër”, Rashica vendos dorën në krahun e djathtë dhe çudit Berishën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 10:00

FOTO / Kur e ndjen himnin me “zemër”, Rashica vendos dorën në krahun e djathtë dhe çudit Berishën

Që futbollistët e përfaqësueses së Kosovës të mos e ndjejnë himnin e shtetit të tyre kur vendoset në sfond para ndeshjeve është diçka më se normale pasi si shqiptarë ata janë mësuar që të vegjël me himnin e Shqipërisë.

rashica

Megjithatë para takimeve të përfaqësueses së tyre në kualifikueset e Kupës së Botës, ata kanë vendosur dorën në zemër në momentin e himnit si për të treguar që e ndjejnë përkatësinë ndaj shtetit të tyre.

Se sa shumë e ndjejnë këtë himn e vërteton më së miri mesfushori me tipare sulmuese i Viteses, Milot Rashica, i cili dje në Islandë gjatë himnit e ka vendosur dorën në krahun e djathtë të kraharorit, ndërkohë që zemra rreh në krahun e majtë. Veprimi i Rashicës ka çuditur edhe shokun e tij të skuadrës, Valon Berishën, i cili ishte ngjitur me të dhe nuk po u besonte syve për atë që po shikonte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"