FOTO / Kukësi prezanton projektin e stadiumit të ri 10 mijë vendësh, kushton 3.5 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 13:15

FOTO / Kukësi prezanton projektin e stadiumit të ri 10 mijë vendësh, kushton 3.5 milionë euro

Klubi i Kukësit ka prezantuar sot në faqen zyrtare në internet projektin e rindërtimit të stadiumit “Zeqir Ymeri” në qytetin verilindor.

Zeqir Ymeri

Ky projekt planifikon ndërtimin e një stadiumi 10 mijë vendësh me një kosto prej 3.5 milionë eurosh. Kampionët e Shqipërisë bëjnë me dije se presin miratimin e këtij projekti nga qeveria shqiptare për të marrë fondet e realizimit.

Njoftimi i Kukësit

“Klubi i F.K. Kukësit ka nisur punën paraprake për ndërhyrje në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Klubi ka kontaktuar me një  agjensi arkitekturore nga një studio jashtë vendit për ndërtimin e stadiumit të ri.

Në klub ka mbërritur projekti, i cili është pëlqyer nga presidenti Safet Gjici dhe drejtuesit e klubit. Projekti është i mirëstudiuar dhe ka ardhur me detaje. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 10 mijë vendesh dhe është i mbuluar krejtësisht edhe në tribunat e tifozëve. Ky impiant kap vlerën e 3.5 milion eurove dhe do të jetë padyshim ndër më modernët në Shqipëri.

Stadiumi do të jetë një qendër multifunksionale, pasi do të përfshijë të gjitha kushtet e nevojshme për skuadrën, nga palestra etj. I njëjti komoditet do të ofrohet edhe për tifozët që do të gjejnë shërbime të ndryshme.

Mbas miratimit të buxhetit nga qeveria shqiptare do të nisë edhe ndërhyrja në stadium. Presidenti Gjici ka besim se ky projekt do të miratohet nga qeveria shqiptare. Ndërtimi i stadiumit është një e mirë për qytetin e Kukësit, pasi sjell një tjetër impakt në jetën dhe ekonominë e qytetarëve.

Skuadra kampione e Shqipërisë e meriton një investim të tillë edhe për shkak të historisë që ka bërë këto vitet në futbollin shqiptar. Ky stadium mund t’i shërbejë mjaft mirë edhe vëllezërve tanë nga Kosova, që do t’i kenë dyert e hapura për zhvillimin  e ndeshjeve në kompeticionet ndërkombëtare.”

kukesi stadiumi4

kukesi stadiumi3

kukesi stadiumi2

kukesi stadiumi1

kukesi stadiumi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"