Postuar: Nëntor 24, 2020 | 23:33
FOTO/ Kujtim që nuk do ta harrojë kurrë, Ronaldo i buzëqesh Uzunit dhe i bën “dhuratë”
Pavarësisht se humbi fund ndaj Juventusit, Myrto Uzuni ka fituar sot një tjetër “dhuratë”. Pas përfundimit të sfidës me Ferencvaroshin 2-1 për bardhezinjtë, ku shënoi dhe gol, Uzuni shkëmbeu fanelën e tij me atë të yllit botëror të futbollit Kristiano Ronaldo.
Nëse në përballjen e parë, nuk pati mundësi ta bënte një gjë të tillë, sot 25-vjeçari kuqezi e meritoi “dhuratën” nga ikona e futbollit, i cili i ka buzëqeshur pasi goli i lojtarit të Shqipërisë e bëri Juventusin të djersiste deri në fund për të fituar.
Uzuni largohet në shtëpi me një “relike” që do ta ruajë me kujdes për gjithë jetën e tij.
Uzuni flet pas golit kundër Juves: Jemi të zhgënjyer. Dhamë gjithçka, por…
FOTO/ Shënoi si Ronaldo dhe festoi si ai, gëzimi i Uzunit pas golit bëhet hit në mediat italiane
Sot i shënoi Juventusit, por dikur Uzuni luante në baltë dhe nuk u dorëzua kurrë
VIDEO/ Gol ndaj Juventusit të frikshëm, shikoni si Uzuni mposht Kuadradon dhe Sheznin
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
