FOTO/ Kthyen përmbys dhomat e zhveshjes pas kualifikimit, lojtarët e Tiranës “imituan” japonezët në Botërorin e Rusisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 9:35

FOTO/ Kthyen përmbys dhomat e zhveshjes pas kualifikimit, lojtarët e Tiranës “imituan” japonezët në Botërorin e Rusisë

Tirana fitoi në Gjeorgji, po nga ana tjetër u soll në një mënyrë shembullore edhe në dhomat e zhveshjeve. Bardheblutë festuan si të çmendur në stadium, duke kthyer përmbys dhomat e zhveshjeve, pas kualifikimit në turin tjetër të Champions League. Gjithsesi, pas festimit dhe ekzaltimit, bardheblutë bënë diçka të jashtëzakonshme, por edhe të kopjuar nga japonezët në Botërorin e shkuar.
tirana
Sapo mbaruan festën, skuadra bardheblu ka fshirë dhe pastruar dhomat e zhveshjeve, duke lënë në rregull çdo gjë në stadium. Dhoma u pastrua nga lojtarët e Tiranës në një kohë rekord, aq sa ka habitur edhe vendësit që më vonë me gojë dhe me letër kanë falënderuar klubin bardheblu. Lojtarët nuk kanë pasur më shumë se 40 minuta dispozicion për të festuar, për t’u larë e bërë gati për udhëtimin drejt Tiranës, pas sfidës në turin e parë të Champions League.
DHOMATTTTTT
Një gjest i veçantë i skuadrës sonë, që veç kualifikimit tregoi kulturë. Kujtojmë që një gjest të tillë e futi si kulturë në futboll Japonia në Botërorin e Brazilit, teksa pasi u eliminuan në një takim, ata pastruan dhomat e zhveshjeve, duke lënë edhe një letër falënderimi. Gjithsesi, japonezët atë Botëror bënë këtë ritual në çdo stadium, duke futur një kulturë të re në mënyrën se si trajtohet ndeshja e futbollit, kur fiton dhe humbet.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"