FOTO/ Kritikohej për fizikun e tij, boksieri meksikan i habit të gjithë me pamjen e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 18:30

FOTO/ Kritikohej për fizikun e tij, boksieri meksikan i habit të gjithë me pamjen e re

Boksieri meksikan Andi Ruiz i ka habitur të gjithë me fizikun e tij të ri, teksa në foto dallohet qartë ndryshimi drastik i 31-vjeçarit.

xhoshua

Ruiz u bë i famshëm në vitin 2019 kur u shpall kampion bote i peshave të rënda pasi mundi kampionin aktual të asaj kohe, Antoni Xhoshua, por e humbi përsëri titullin vetëm 6 muaj më vonë.  Për Joshuan, ishte humbja e parë në karrierë duke u kritikuar shumë me arsyetimin se ishte mundur nga një njeri i shëndoshë që nuk kishte lidhje me boksin.

Kaq ka mjaftuar që boksieri meksikan t’i futet punës dhe të ndryshojë rrënjësisht fizikun e tij. Andi Ruiz do të përballet me Kris Areolën në 1 maj të këtij viti, teksa do të pretendojë të arrijë majat e boksit me pamjen e tij të re.

ruiz

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"