FOTO/ Kristiano Ronaldo “mbreti” i luksit, ja sa kushtojnë bizhuteritë e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2021 | 21:40

FOTO/ Kristiano Ronaldo “mbreti” i luksit, ja sa kushtojnë bizhuteritë e tij

Që Kristiano Ronaldo pëlqen luksin nuk është mister dhe madje edhe jashtë fushe, kampionit 35-vjeçar portugez i Juventusit i pëlqen t’a tregojë atë, siç ndodhi kohët e fundit në Dubai në “Globe Soccer Awards”.

RONALDO

Nga ora me diamant të mbështjellë, tek byzylyku, duke kaluar përmes një unaze të shkëlqyeshme dhe një vathi të çmuar, Ronaldo dhe partnerja e tij Xheorxhina Rodrigez parakaluan të zbukuruar me xhevahirë gjatë ceremonisë.

RONALDO 1

Orë prej “sheiku” –  Por sa kushtojnë bizhuteritë e Kristiano Ronaldos? Është e vështirë të vlerësosh vlerën e një koleksioni të krijuar me kalimin e kohës falë shumë viteve të karrierës fitimprurëse, por ndër pjesët më të çmuara, përveç unazave 120 mijë euro dhe vathit prej diamanti 50 mijë euro, ka një orë të dyfishtë “Breguet Tourbillon” nga 800 mijë euro dhe një “Franck Muller 7008” me 424 diamante dhe mbi 20 karat gjithsej, vlera e të cilave është rreth 2 milionë euro.

RONALDO 2

RONALDO 3

RONALDO 4

RONALDO 5

RONALDO 6

RONALDO 7

RONALDO 8

RONALDO 9

PANORAMASPORT.AL  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"