FOTO/ Kosovë-Serbi dhe në Liverpul, Klop largon nga ekipi lojtarin serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 19:49

FOTO/ Kosovë-Serbi dhe në Liverpul, Klop largon nga ekipi lojtarin serb

Xherdan Shaqiri është një nga lojtarët që trajneri Jurgen Klop e kërkoi te Liverpul dhe klubi ia plotësoi këtë dëshirë. Megjithatë ardhja e lojtarit me origjinë shqiptare në Anfilld nuk i ka pëlqyer lojtarit serb Marko Grujiç. 22-vjeçari ka bërë një gjest që nuk i ka shpëtuar tifozëve dhe drejtuesve të Liverpulit.

xhaka-shaqiri

Ai i ka dhënë “like” një postimi ku thuhej se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se festimi i Shaqirit me shqiponjë pas golit që i shënoi serbëve në Botëror duhet të hiqet. Megjithatë edhe drejtuesit e Liverpulit ndoshta për të larguar mosmarrëveshjet në ekip e ka larguar lojtarin në formë huazimi drejt Hertës së Berlinit.

liver-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"