FOTO/ Korrigjime me stilolaps dhe prova të qarta, zbulohet argumentimi me 36 faqe. Ja pse u dënua Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 11:19

FOTO/ Korrigjime me stilolaps dhe prova të qarta, zbulohet argumentimi me 36 faqe. Ja pse u dënua Juventusi

Sipas Gjykatës së Apelit, ka fakte të reja që kanë mbështetur tezën e prokurorit në mbështetje të rihapjes së gjyqit të plusvalencave të Juventusit. Me pak fjalë, dënimi me minus 15 pikë justifikohet me elementë të rinj, të shpjeguar në 36 faqe.

juventus

Për më tepër, në motivimet e gjykatës shkruhej: “Është e padiskutueshme që dokumentacioni i dërguar nga Prokuroria Publike e Torinos në Prokurorinë Federale dhe i transferuar nga kjo e fundit në mbështetje të revokimit, nuk ishte i njohur nga Gjykata Federale në kohën e vendimit të parë (në shkallën e parë të gjykimit Juventusi dhe çdo klub doli i pafajshëm). Kjo sepse dihej që me siguri do të kishte sjellë një vendim tjetër. Pikërisht sipas dispozitave u arrit në përfundimin kategorik që: “Pasqyrat financiare të FC Juventus S.P.A. (të cilit i referohet “Consob”, organi i mbrojtjes së konsumatorit) thjesht nuk janë të besueshme”.

PSE NGA -9 NË -15? — Pse Gjykata e Apelit shkoi përtej kërkesave të Prokurorisë Federale, duke shkuar nga minus 9 në minus 15, sepse mori parasysh precedentët që kishin të bënin me ndryshime në kontabilitet, që zgjatën për disa vite dhe me përmasa të konsiderueshme.

Për këtë arsye u pa e nevojshme të rivlerësohej dënimi ndaj Juves në raport me kërkesat e prokurorisë së federatës”. Gjithashtu Juventusi u dënua, sepse e kishte kryer shkeljen, të cilat përveç përgjimeve u konfirmuan edhe me prova të mëtejshme në lidhje me ndërhyrjet e fshehjes së dokumentacionit apo edhe manipulimit të faturave.

ME STILOLAPS — Konsideratat e gjykatave sportive janë të qarta. Situata e fakteve në proces ka ndryshuar rrënjësisht, sepse në procesin e parë mungonte prova e “qëllimshmërisë”.

Pra, tashmë është e provuar që Juventusi ndërhynte me qëllim te faturat për të përmirësuar bilancet. Fakti i ri (siç është nënvizuar në mënyrë efektive nga Zyra e Prokurorit Federal) është mungesa e ndonjë metode për vlerësimin e operacioneve të shkëmbimit dhe, në vend të kësaj, prania e një sistemi mashtrues (të paktën në nivelin sportiv) që Gjykata Federale në fillim nuk e kishte pasur në dispozicion.

Në arsyetimin e vendimit thuhej gjithashtu se: “Operacionet e fshehjes, të kryera nga disa drejtues të Juventusit, kanë arritur deri aty sa kanë ndërhyrë duke korrigjuar faturat e marra nga pala “me stilolaps” për të mos zbuluar natyrën e ndryshimit të operacionit.

FnvCptmXwAAyeC3

DEFORMIM REZULTATI – Gjykata më pas pranoi argumentin e prokurorit federal kur fliste për kampionate të deformuara.

Në fakt, ai shkruan në motivacion: ”…Të gjitha këto konsiderata çojnë në një sanksion, i cili duhet të jetë gjithashtu në përpjesëtim me ndryshimin e pashmangshëm të rezultatit sportiv, që vjen nga përpjekjet për të korrigjuar një ndryshim të tillë. Vendimi është gjithashtu proporcional me mosrespektimin e parimeve të menaxhimit korrekt, që statuti i FIGCsë imponon si klauzolë të përgjithshme për klubet sportive (neni 19).

LIBRI I ZI – Më pas është një listë e rrethanave më të rënda sipas gjykatës, në veçanti i famshmi “libër i zi” i Fabio Paratiçit.

“Kjo përbën një element të qartë. Aq më tepër duke marrë parasysh rrethanat se qëllimi i procesit sportiv është pa dyshim që të mos nxirret përfundimi i ndonjë vepre penale me karakter kriminal. Objekt i gjykimit është vetëm shkelja e rregullave sportive. Përgjimet telefonike ose mjedisore (dhe sekuestrot e dokumenteve) të cituara nga prokurori federal janë gjithashtu shumë domethënëse”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"