FOTO/ Koreografia e tifozëve të Kosovës për miqësoren ndaj Letonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2017 | 18:47

FOTO/ Koreografia e tifozëve të Kosovës për miqësoren ndaj Letonisë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë në orën 19:30, miqësoren e parë në shtëpi, që nga pranimi në FIFA dhe UEFA. Për ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Mitrovicës, tifozët “Dardanët”, kanë përgatitur edhe një koreografi speciale.

dardanet

Ata do të shpalosin të gjitha fanellat e lojtarëve, në tribunën ku do të vendosen. Një koreografi e thjeshtë, por si një shenjë falenderi për lojtarët të cilët kanë vendosur të vijnë të luajnë për Kosovën.

koreografia e kosoves

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"