FOTO/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Gledi Mici mbërrin në ambientet e klubit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 17:37

FOTO/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Gledi Mici mbërrin në ambientet e klubit të ri

“Panorama Sport” zbuloi disa minuta më parë se mbrojtësi i Skënderbeut, Gledi Mici ka shpallur zyrtarisht “divorcin” me korçarët dhe do t’i bashkohet kampionëve të Shkëndijas.

Mici Shkendija

Dhe kështu ka ndodhur. 27-vjeçari së bashku me menaxherin e tij, Elton Marini, kanë udhëtuar drejt Tetovës ku do të firmosin edhe kontratën 2+1.

Mici Elton Marini

Gazeta ka arritur të sigurojë një foto të Micit në ambientet e klubit kuqezi ku do të firmosë edhe kontratën. Më vonë do të mësohen edhe detajet e tjera të kësaj kontrate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"