FOTO/ Komentuesi kërkon një të dashur tek goli i Xhakës, shikoni përgjigjen epike nga vetë FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2018 | 13:39

FOTO/ Komentuesi kërkon një të dashur tek goli i Xhakës, shikoni përgjigjen epike nga vetë FIFA

I jashtëzakonshëm ishte goli i Granit Xhakës ndaj Serbisë, por po aq epik është edhe komenti i faqes zyrtare të FIFA-s, ndaj një tifozi që kishte komentuar tek video e golit të zviceranit me origjinë shqiptare.

xhaka

Mes shumë komenteve rreth golit, komenti i një tifozi ishte pëlqyer shumë herë. “Dua një të dashur”, komentonte ai, por përgjigja e FIFA-s i ka shtangur të gjithë. “Faqja e gabuar…” – i kthen përgjigje organizmi më i lartë i futbollit në botë.

screenshot-1_1529833601-8008591

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"