FOTO/ Komenti i Jashanicës për ndeshjen ndaj Partizanit, serbët e quajnë provokim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 11:26

FOTO/ Komenti i Jashanicës për ndeshjen ndaj Partizanit, serbët e quajnë provokim

Në përfundim të ndeshjes Skënderbeu-Laçi në Kategorinë Superiore, mbrojtësi i korçarëve, Bajram Jashanica, e komentoi përballjen me Partizanin e Beogradit në Ligën e Europës si diçka të veçantë për futbollistët kosovarë pasi ata i dinë masakrat e serbëve në Kosovë.

jashanica

Kjo deklaratë nuk u ka pëlqyer aspak mediave serbe të cilat kanë nxituar ta quajnë një provokim ndaj tyre para se Partizani i Beogradit të udhëtojë drejt Shqipërisë.

kurir

“Para se Partizani të shkojë në Shqipëri, futbollisti i Skënderbeut provokon serbët”, shkruan “Kurir”.

blic

“PROVOKIM Para se Partizani të arrijë në Shqipëri, lojtari i Skënderbeu flet për Kosovën”, shkruan “Blic”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"