FOTO/ Kombëtarja U-19 vazhdon përgatitjet për sfidën me Francën, Edi Reja prezent në stërvitjen e kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2021 | 13:42

FOTO/ Kombëtarja U-19 vazhdon përgatitjet për sfidën me Francën, Edi Reja prezent në stërvitjen e kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare U-19 ka nisur që prej ditës së diel grumbullimin në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian 2022.

reja kombetarja u19

Pasi bëri publike listën e 22 futbollistëve të grumbulluar për këto ndeshje, tekniku Cungu ka nisur menjëherë nga puna me kuqezinjtë, të cilët do të tentojnë kualifikimin.

Në stërvitjen e paradites së të hënës, ekipit ka pasur edhe një vizitë të veçantë, pasi në kompleksin Tropikal i është bashkuar edhe trajneri i Kombëtares A, Edi Reja, i shoqëruar nga anëtarët e stafit teknik. Italiani ka pasur një diskutim me trajnerin Cungu dhe skuadrën kuqezi mbi këto ndeshje dhe mbi rëndësinë që kanë këto ndeshje.

Reja ka këshilluar lojtarët që të impenjohen maksimalisht për të krijuar një grup të mirë dhe të pretendojnë për të marrë rezultate sa më pozitive. Gjithashtu, trajneri i Kombëtares i ka siguruar të rinjtë se ata janë nën monitorim të vazhdueshëm nga specialistët e futbollit në FSHF dhe kanë të gjithë vëmendjen e duhur.

Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Francës më 10 nëntor në “Arena Egnatia”, ndërsa dy ndeshjet e tjera kundër Serbisë më 13 nëntor dhe Maqedonisë së Veriut më 16 nëntor do t’i luajë në stadiumin “Elbasan Arena”.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"