FOTO/ KOKSH orakull, ja si “parashikoi” para një muaji rezultatin e votimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2020 | 15:44

FOTO/ KOKSH orakull, ja si “parashikoi” para një muaji rezultatin e votimit

Pas presionit nga disa federata në vend, me në krye futbollin, të cilat akuzuan Komitetin Olimpik se po kërkonte që t’i shmangej zbatimit të rezolutës, KOKSH publikoi hartën me datat dhe hapat që do të ndiqen deri në zhvillimin e asamblesë zgjedhore. Por bie në sy se në një prej pikave të paraqitura nga Komiteti Olimpik ishte e paravendosur që votimi për zgjedhjen e dy anëtarëve të komitetit teknik që do të merren me ndryshimet statusore, të bëhej me anë të e-mail-it.
asambleja koksh
Më poshtë pasqyrohet edhe harta me hapat për ecurinë dhe zbatimin e rezolutës, që kishte publikuar KOKSH në faqen e saj zyrtare, para se të bëhej votimi:

-Deri në fund të korrikut 2020: Dërgimi me e-mail tek anëtarët e asamblesë për propozimin e kandidatit për të qenë pjesë e komitetit teknik për ndryshimet statutore.

-Deri më 15 gusht 2020: Afati i fundit për paraqitjen e kandidatit për komitetin teknik.

-17 gusht: Publikohet lista me kandidatët e propozuar.
faksimile
-Deri më 10 shtator: Nga lista, anëtarët votojnë me e-mail dy kandidatë për komitetin teknik.

-Deri më 30 shtator 2020: Grupi i punës duhet të ketë mbaruar draftin me ndryshimet statutore.

-Deri më 15 tetor 2020: Zhvillimi i asamblesë së jashtëzakonshme për ndryshimet statutore.

-Nga 16 tetori 2020: Pritja e aprovimit nga IOC për statutin e miratuar nga asambleja.

-Deri më 15-17 dhjetor 2020: Zhvillimi i asamblesë zgjedhore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"