FOTO/ Klubi i madh i Serisë A heq dorë nga stadiumi, ish-presidenti: Disa tr*pa shkatërruan një projekt të madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:42

FOTO/ Klubi i madh i Serisë A heq dorë nga stadiumi, ish-presidenti: Disa tr*pa shkatërruan një projekt të madh

Tifozët e Romës mësuan sot vendimin e fundit të bordit të klubit për të ndërprerë punimet për stadiumin e ri për shkak të dëmit të madh financiar që ka shkaktuar koronavirusi. Ish-presidenti i klubit verdhekuq Xhejms Palota shpërtheu i zemëruar ndaj drejtuesve aktualë të klubit.
Palota

Në rrjetet sociale, biznesmeni italo-amerikan që drejtoi Romën për 8 vite, i quajti “tr*pa” drejtuesit e verdhekuq pasi sipas tij kanë shkatëruar një project të madh për Romën.

“Ndihem keq për qytetin e Romës dhe klubin. Disa tr*pa (që e di si cilët janë) shkatërruan një projekt të madh. E trishtueshme!”, komenton në postimin e gazetarit Filipo Biafora, ish-presidenti i Romës Palota.

romaaaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"