FOTO/ Klubi akuzoi Metën, futbollisti i Partizanit ironizon: Tani duhet të luajmë kundër 14 vetave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 16:26

FOTO/ Klubi akuzoi Metën, futbollisti i Partizanit ironizon: Tani duhet të luajmë kundër 14 vetave

Te Partizani janë të gjithë të bashkuar me një qëllim të vetëm, demaskimin dhe kontestimin e gjykimit në ndeshjen e fundit me Kukësin. Rastet e denoncuara me pamje filmike kanë treguar se arbitri Kridens Meta përdori dy standarde në dhënien e kartonëve.

partizani

Jasir Asani, përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, në mënyrë ironike shkruan se tani Partizani duhet t’i bëjë planet me kundërshtarët jo me 11 veta, por me 14, duke përfshirë edhe gjyqtarët. Ja postimi i Asanit në “Instagram”: “Tani duhet të futemi në fushë 11 kundër 14”.

asani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"