FOTO/ “Kjo duhet të ishte renditja e vërtetë”, Mezani i zhgënjyer për titullin e humbur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2020 | 20:11

FOTO/ “Kjo duhet të ishte renditja e vërtetë”, Mezani i zhgënjyer për titullin e humbur

Megjithëse realizoi objektivin e sezonit, pjesëmarrjen në Ligën e Europës, trajneri i Gjilanit Gentian Mezani nuk e ka fshehur dëshpërimin për humbjen e titullit kampion.
mezani
“Skifterat” e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta me Dritën kampione, por për shkak të bilancit në ndeshjet direkte mes tyre, “Intelektualët” u shpallën matematikisht kampionë të këtij sezoni në Kosovë.

Në një foto të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Mezani tregon nëpërmjet tabelës së Gjilani duhej të ishte skuadra kampione.

Barazimi 2-2 javën e kaluar me Ballkanin konfirmoi matematikisht Dritën si kampionin e Kosovës. Mezani i bëri thirrje federatës dhe Prokurorisë së Kosovës që të sigurojnë sezonin e ardhshëm garën e ndershme në kampionat.

mezani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"