FOTO/ Kërkoi mendimin e tifozëve, Vllaznia vendos për uniformat. Ja si duket fanella e sezonit e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 12:27

FOTO/ Kërkoi mendimin e tifozëve, Vllaznia vendos për uniformat. Ja si duket fanella e sezonit e ri

Vllaznia ka vendosur për uniformat e sezonit të ri. Para një muaji nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, shkodranët kërkonin mendimin e tifozëve për fanellën e këtij sezoni, duke propozuar 4 modele.

21EC9000-1099-4CB7-BBA0-4721725D06EE

Ditën e sotme, klubi shkodran ka zbuluar edhe bluzat që është vendosur të përdoren për këtë sezon. Ato do të jenë me ngjyrat e skuadrës, kuqeblu, me vija vertikale. Kjo është njoftuar nga Vllaznia para pak minutash, teksa bëhet me dije që do të vishen për herë të parë në miqësoren ndaj Tiranës ditën e sotme duke filluar nga ora 17:00.

uniformat

Njoftimi i klubit:

Vllaznia po merr formë në çdo aspekt. Uniformat zyrtare janë bërë gati tashmë dhe pritet që skuadra të zhvillojë ndeshjen e rradhës kundër Tiranës me uniformat e reja. Veçori e fanelave të prezantimit kësaj rradhe është se ato janë bërë duke marrë parasysh mendimin e tifozëve dhe kompleti më i pëlqyer është përzgjedhur si uniforma kryesore. Po ashtu fanelat do të mbajn logon e dy sponsorave zyrtare FujiFilm dhe Intersig si dhe të Bashkisë Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"