FOTO/ Kërkesa rrëqethëse e 6-vjeçarit, tifozi i vogël bën xhiron e botës: Shes lodrat për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 22:28

FOTO/ Kërkesa rrëqethëse e 6-vjeçarit, tifozi i vogël bën xhiron e botës: Shes lodrat për…

Një 6-vjeçar nga Parana në Argjentinë ka pushtuar kopertinat e mediave sportive, pasi vendosi të shesë të gjithë lodrat e tij, për të mbledhur para që të shkojë në stadiumin “Monumental” për të parë finalen e Kupës së Libertadores mes River Pleit dhe Boca Xhuniors.

GettyImages-1060637002

Renzo, i njohur edhe si një fans fanatik i River Plate, kishte dalë me një tavolinë, ku kishte vendosur disa nga lodrat e tij dhe një pankartë ku shkruhej “Shes lodrat e mia, për të shkuar në Monumental”.

Fotot e vogëlushit bënë xhiron në rrjetet sociale, duke prekur shumë njerëz, mes të cilëve një tifogrup i Riverit, në qytetin spanjoll të Malagës, që kanë vendosur t’i sponsorizojnë djaloshit një udhëtim dhe biletat falas bashkë me familjen, për një sfidë të Riverit në kampionat, atë kundër Gimnasia La Platas.

river

Ëndrra e vogëlushit për të qenë në finalen e 24 Nëntorit, nuk do të plotësohet, por pasi mësoi se do të ketë mundësinë të ndjekë një tjetër ndeshje, Renzo postoi një video ku falënderoi fansat që po e sponsorizonin dhe shprehu lumturinë që do të ndjekë Riverin nga shkallët e stadiumit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"