FOTO/ “Kemi prova, në stadium kishte policë”, klubi i Kategorisë së Dytë: Do të shkojmë në FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 16:24

FOTO/ “Kemi prova, në stadium kishte policë”, klubi i Kategorisë së Dytë: Do të shkojmë në FSHF

Labëria do t’i drejtohet FSHF-së. Klubi do të paraqesë prova dhe fakte që hedhin poshtë pretendimet e Këlcyrës për mungesë të punonjësve të policisë, kur në fakt ishin prezente uniformat blu të Policisë së Shtetit. Është trajneri Arlind Rustemi ai që për “Panorama Sport” e quan të çuditshme ngjarjen dhe sqaron se do të kërkojnë pezullimin e delegatit. “Çudi në futbollin shqiptar, që një trajner prish ndeshjen. Kërkon polici private, ndërkohë që në stadium ishin 10 punonjës të Policisë së Shtetit.
LABERIAAAA
Tetë prej tyre ndodheshin në ambientin e jashtëm, ndërsa dy brenda. Në rregullore është e përcaktuar qartë se për mbarëvajtjen e aktivitetit duhet të jetë në stadium policia private ose Policia e Shtetit. Duhet të merren masa urgjente për këto ekipe që prishin imazhin dhe kampionatit. Shefi i sektorit të garave duhet të veprojë urgjentisht. Relacioni dhe pamjet filmike tregojnë qartë çfarë themi ne si klub. Do të shkojmë në FSHF, të depozitojmë provat dhe faktet që kemi për këtë çështje. Me sa di, klubi po punon për këtë gjë me avokatin e vet dhe pritet që veç të tjerash të kërkojë që delegati i ndeshjes të pezullohet derisa të ketë përfunduar hetimi i çështjes”, përfundon Rustemi.

POLICEEEE
Denoncimi i Labërisë me foto, duke treguar se jashtë rrethimit të fushës ka policë

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"