FOTO/ Katari na surprizon me stadiumin e parë të çmontueshëm, gati për Botërorin 2022

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2017 | 21:20

FOTO/ Katari na surprizon me stadiumin e parë të çmontueshëm, gati për Botërorin 2022

Katari është një nga vendet më të pasura në botë, dhe risitë nga vendi i Lindjes së Mesme nuk mungojnë asnjëherë. Një prej stadiumeve që do të përdoret në Botërorin e vitit 2022, do të jetë krejtësisht i çmontueshëm.

stadiumi katari

“Ras Abu Aboud Stadium”, përveç dizajnit inovativ, do të jetë edhe i lëvizshëm. Struktura e stadiumit do të jetë me blloqe modulare dhe pjesë të lëvizshme, të cilat mund të çmontohen dhe të ndërtohen në një zonë tjetër, sipas nevojave.

stadium katar

Ky opsion e lejon impiantin edhe të ulë kapacitetin e tribunave. Për Kupën e Botës, stadiumi do të ketë një kapacitet prej 40 mijë vendesh. Gjithashtu, stadiumi do të ketë impakt minimal në ambient, dhe gjatë ndërtimit do të evitohen mbetjet e karbonit, duke e bërë kështu një impiant ekologjik.

stadiumikatar

stadiumi katar

katar stadiumi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"