FOTO/ Karta e rrallë nga debutimi i Ronaldos blihet për shumën marramendëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2022 | 21:45

FOTO/ Karta e rrallë nga debutimi i Ronaldos blihet për shumën marramendëse

Kartat e famshme të futbollit “PANINI”, koleksionohen nga shumë fansa të futbollit në të gjithë botën dhe kur bëhet fjala për një letër të Kristiano Ronaldos, çmimi është shumë i lartë.

ronaldo

Një kartë e tij nga debutimi si profesionist me Sportingun, është blerë për shumën marramendëse prej 80 mijë dollarësh, në Nju Xhërsi, SHBA.

“PANINI” prodhoi një numër të lartë të kartave të Ronaldos nga debutimi i tij dhe thuhet se vetëm 200 kanë mbetur, nga të cilat 20 janë në gjendje të përsosur.

Sipas mediave, çmimi fillestar i kësaj karte ishte 6 mijë dollarë, por duket se personi që e bleu nuk e kishte problem rritjen e çmimit.

karta ronaldo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"