FOTO/ “Kapiteni model”, futbollisti anglez i bëhet shembull të gjithëve me veprimin e kryer pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2022 | 14:52

FOTO/ “Kapiteni model”, futbollisti anglez i bëhet shembull të gjithëve me veprimin e kryer pas ndeshjes

Një foto e kapitenit të Uest Ham, Mark Nobel ka bërë xhiron e rrjetit pas përfundimit të sfidës çerekfinale të Ligës së Europës, që skuadra e tij zhvilloj kundër Lionit.

pjimage (29)

Në foton e publikuar duket futbollisti, i cili është me një fshesë në dorë duke pastruar pas festës së kualifikimit.

Një shembull mjaft i mirë ky duke parë rastet e fundit nga bota e futbollit, ku në përfundim të sfidave pamjet që vijnë nga dhomat e zhveshjes së lojtarëve janë mjaftë zhgënjyese, për shkak të gjendjes në të cilën janë lënë.

Mbetet për t’u parë nëse ky veprim i 34-vjeçarit do të frymëzojë dhe kolegët e tij në skuadrat e tjera për të bërë të njëjtën gjë në të ardhmen.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"