FOTO/ Ka vetëm 6 muaj, por ja si ka degraduar fusha e Lushnjës. “Suedezët” dalin në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 16:52

FOTO/ Ka vetëm 6 muaj, por ja si ka degraduar fusha e Lushnjës. “Suedezët” dalin në stërvitje

Ka vetëm 65 ditë në përdorim, por duket sikur ka 6 vjet. Bëhet fjalë për fushën e stadiumit të Lushnjës, të katandisur si mos më keq. Arsyet e degradimit në një periudhë kaq të shkurtër kohore mund të jetë cilësia e dobët e këtij tapeti. Por ajo që është parë gjatë kësaj kohe është dëmtimi i madh që ka sjellë zhvillimi i procesit stërvitor të Lushnjës në fushën e këtij stadiumi.

lushnja flamurtari

Në mungesën e kushteve të një aneksi stërvitor, Lushnja stërvitet brenda në stadium. Sikur të mos mjaftojë kjo, edhe ndeshjet e kampionateve të U-17 dhe U-19 të Lushnjës zhvillohen në fushën e stadiumit. Janë hapur dyert edhe për kombëtaren e U19 të Ukrainës, për seancat e saj stërvitore. Kështu, fusha e stadiumit “Roza Haxhiu” nuk duket më e re, por shumë e konsumuar dhe gati e degraduar.

Në prag të ndeshjes me Skënderbeun, e fundit për këtë vit kalendarik, në fushën e stadiumit kanë dalë punonjësit e “KF Lushnja 1930” sh.a. Si çdo ditë, atyre u duhet të mbulojnë gropat e hapura, “shenjë” e stërvitjes së skuadrës së Lushnjës. Edhe pse është imediate, ka munguar investimi në anekset stërvitore. Gjendja e tyre është jashtë çdo lloj standardi.

stadiumi lushnje

LOJTARËT – Ashtu siç ishte paralajmëruar nga trajneri Dedja, në “Roza Haxhiu” mbërritën dy “suedezët” e parë. Dino Mesiç dhe Granit Sherifi kanë mbërritur në impiantin lushnjar rreth 40 minuta para fillimit të procesit stërvitor dhe janë shoqëruar nga menaxheri i tyre. Pasi kanë parë stadiumin, “suedezët” kanë dalë në stërvitje bashkë me verdhejeshilët.

fusha lushnje

“Siç e kam thënë, më duhet t’i shoh këta lojtarë për një periudhë të mjaftueshme. Sot erdhën dy futbollistë dhe jam në dijeni që do të vijë edhe një futbollist i tretë që është nigerian. Është një studio që merret me tregun e futbollistëve dhe po na jep mundësinë që të shohim disa alternativa për kërkesat dhe objektivin që ka Lushnja”, është shprehur trajneri Dedja për “Panorama Sport”. Tekniku ka konfirmuar edhe njëherë tjetër se skuadra do të luajë për të marrë pikë në ndeshjen e radhës me Skënderbeun në shtëpi.

suedezet lushnja

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"