FOTO/ Ka “harruar” rrjetën, futbollisti i Teutës shkon në Prishtinë, shenjë largimi nga Superiorja?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2019 | 18:34

FOTO/ Ka “harruar” rrjetën, futbollisti i Teutës shkon në Prishtinë, shenjë largimi nga Superiorja?

Reparti sulmues i Teutës nuk ka bindur aspak në këtë periudhë të parë të sezonit 2019/2020. Duke parë rendimentin e pakët të sulmuesve të durrsakëve, dimri mund të sjellë ndryshime në skuadër, si fillim largime.

teuta

Një foto e fundit të ganezit të “djemve të detit” Basit Khalid me ish-shokun e skuadrës te Prishtina Gutier Mankenda ka ngjallur dyshime se Khalid mund të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit duke u kthyer prapë në kryeqytetin e Kosovës.

teuta

teuta 2222

Ndoshta lojtari mund të ketë shkuar në Prishtinë për të shfrytëzuar kohën e lirë pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit. Por, në 9 ndeshje të kampionatit shqiptar, ai nuk ka shënuar asnjë dhe mungesa e formës mund ta shtyjë të mendojë një rikthim në Prishtinë.

Megjithatë, e ardhmja e tij te Teuta do të konfirmohet nga vetë klubi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"