FOTO/ Juventusi “hakmerret” ndaj Barcelonës: E mbajtëm fjalën, jua sollëm në stadium më të mirin e historisë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2020 | 23:18

FOTO/ Juventusi “hakmerret” ndaj Barcelonës: E mbajtëm fjalën, jua sollëm në stadium më të mirin e historisë!

Triumfi i Juventusit sot ndaj Barcelonës 0-3 nuk ka ndalur klubin italian të thumbojë katalanasit. Pasi bardhezinjtë siguruan vendin e parë në grupi G, “Zonja e Vjetër” i është kundërpërgjigjur palës blaugrane duke postuar një mesazh me Kristiano Ronaldon.
RONI MESI

“E mbajtëm fjalën, jua sollëm më të madhin e të gjitha kohërave”, shkruhet në mesazhin e Juventusit në “Twitter”.

Ky thumbim vjen pasi Barcelona publikoi dje një foto të dy yjeve të futbollit Ronaldo dhe Mesi që takohen sërish pas 2 vitesh, por katalanasit konsideronin idhullin e tyre argjentinas si “lojtarin më të madh të të gjitha kohërave”.

Barcelona po kalon një nga periudhat më të errëta në historinë e saj, teksa këtë sezon, përveç shumë rezultateve zhgënjyese, nuk bind më as në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"