FOTO/ Junajtid po fiton falë ‘’hajmalisë’’ së tij, shikoni se kush ndodhet sot në stadium ndaj Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 20:13

FOTO/ Junajtid po fiton falë ‘’hajmalisë’’ së tij, shikoni se kush ndodhet sot në stadium ndaj Sitit

Ndërsa Mançester Junajtidi po merr një fitore thelbësore ndaj rivalëve të përjetshëm të Sitit nuk mund të mungonte as tekniku emblematik i ‘’Djajve të Kuq’’, Sër Aleks Ferguson.

aleks ferguson

Kamerat e stadium kanë fiksuar skocezin në shkallët e ‘’Etihad Stadium’’ duke iu gëzuar triumfit të ekipit të tij të zemrës.

Edhe pse mbylli karrierën si trajner para 6 vitesh, 77-vjeçari është gjithmonë pranë Mançester Junajtid. Ai i mbijetoi hemorragjisë cerebrale dhe është i gatshëm të japë mbështetjen e pakundërshtueshme për ‘’dashurinë e jetës së tij’’.

Triumfi i djemve të Ole Gunar Solskjaerit duket se ka përdorur si ‘’hajmali’’ prezencën e njeriut që i dhuroi këtij klubi 2 Liga të Kampioneve dhe 13 kampionate.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"