FOTO / Josa takon lojtarët, fillon punën në terren me Prishtinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2017 | 17:22

FOTO / Josa takon lojtarët, fillon punën në terren me Prishtinën

Mirel Josa ka filluar që sot punën në terren me skuadrën e Prishtinës. Ish-trajneri i Skënderbeut e Tiranës ka qenë sot i pranishëm në stërvitjen e skuadrës ku u emërua drejtor teknik një ditë më parë, duke takuar të gjithë futbollistët me të cilët do të punojë.

josa

“Prishtina është klubi më me emër në Kosovë, jo vetëm tani në periudhën e formimit të shtetit të Kosovës por edhe më përpara, duke pasur parasysh reputacionin që ka”, tha Josa për mediat kosovare.

21752748_10156440028198538_3595118881758710133_o

“Ambiciet janë që të ecë sa më para, pranimi në UEFA i Kosovës është gjë shumë e madhe dhe duhet që skuadra të ketë përfaqësim dinjitoz që të ecë sa më para në të gjitha drejtimet. Këtu e kam fjalën jo vetëm për fitimin e kampionatin në Kosovë, të cilin këtë vit e kam ndjekur më shumë dhe ka rivalitet.

21743460_10156440029123538_7194865584979495621_o

E pranova me dëshirë ftesën e presidentit dhe nga momenti që Shqipëria është diçka ku i kam ezauruar të gjitha gjërat, mendoj të bëjë këtë përfaqësim. Unë nuk kam ardhur të vë në dukje gabimet që ka bërë skuadra por çdo gabim që evidentohet është për mirën e saj”, tha ndër të tjera Josa.

21728593_10156440029158538_4517368473505387242_o 21743637_10156440029628538_2257454563432861936_o 21741143_10156440030398538_147058543859762686_o 21728804_10156440030288538_6019179574150736325_o 21741104_10156440029578538_6699410964783418544_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"