FOTO/ Jonuz “spiunon” rivalët, por zhgënjen Vllazninë sepse mban veshur fanellën e Dinamos…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 22:04

FOTO/ Jonuz “spiunon” rivalët, por zhgënjen Vllazninë sepse mban veshur fanellën e Dinamos…

Në shkallët e “Selman Stërmasit”, gjatë ndeshjes Tirana-Bylis, ka qenë i pranishëm edhe trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz.

JONUZ

Ajo që ka tërhequr vëmendjen menjëherë tek tekniku shkodran, është kostumi që ai mban veshur. Ndonëse është trajner i kuqebluve, tekniku maqedonas mban të veshur një kostum të Dinamos. Por, jo atë të Dinamos të kryeqytetit, rivalëve të përjetshëm të Tiranës.

Jonuz mban veshur kostumin e Dinamo Kievit. Megjithatë kjo ka pak rëndësi, pasi Jonuz ka shkuar në stadium për të ndjekur nga afër të dyja ekipet, të cilat i ka rivale në kampionat.

Jonuz ka qenë në krahë të Kosta Grillos, i cili njëkohësisht edhe menaxheri i tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"