FOTO/ “Jepi, shtyje… edhe pak”, ish-trajnerin e Tiranës e tradhton makina në rrugë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 23:55

FOTO/ “Jepi, shtyje… edhe pak”, ish-trajnerin e Tiranës e tradhton makina në rrugë

Të jesh shofer në Tiranë nuk është e lehtë, por kur të “tradhton” edhe makina, që prishet në një ditë me shi, atëherë duhen nerva të forta për ta përballuar ditën. Jo vetëm nerva, por edhe muskuj… 

Tafaj45

Po, sepse detyrohesh që në mes të trafikut të shtysh makinën. Kjo i ka ndodhur ish-trajnerit të Tiranës, Alban Tafajit dy ditë më parë, teksa makina e ka lënë në rrugë dhe më pas është detyruar, së bashku edhe me një shokun e tij, që ta spostojnë atë duke e shtyrë.

Vërtetë i pafat vëzhguesi i FSHF-së, që aktualisht punon edhe si specialist në sektorin e licencimit të trajnerëve. Natyrisht ai nuk i ka shpëtuar “paparacëve” të “Panorama Sport”, por për fat të mirë Tafaji ka qenë sportist dhe nuk i është dashur sforco e madhe që ta lëvizë makinën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"